Monika Kryemadhi ka publikuar në rrjete sociale një foto me aktorin e njohur të humorit Bes Kallaku.
“Ditë e ftohtë sot, por me ngrohtësinë e miqve dhe entuziazmin e tyre dita bëhet më e bukur. Le të bjerë shi, po të dojë edhe gurë, por me miq dhe mike dita bëhet më e bukur,” – shkruan Monika krahas fotos me Besin.