Njëri prej reperëve më të mirë të rinj, Kidda ka zgjedhur që të jetë në një menaxhim të ri dhe ai është Jetmir Agaj, i cili ka menaxhuar edhe emra të ndryshëm të estradës sonë.
Kidda para këtij menaxhimi ka pasur një mori projektesh, të cilat kanë marrë miliona klikime në youtube, e që titullohen ‘Numër njo’, ‘A m’foli mu’ e ‘Komedi’ me S4MM .
Por, reperi ka vendosur që të hap një kapitull të ri në karrierën e tij.
Ai është menaxheri i Shoëbizit Shqiptar, Jetmir Agaj.
Ky është një hap para për reperin në fjalë, pasi që tani do të këtë një mundësi më të madhe të paraqitjes se tij para publikut shqiptarë, marrë parasysh që menaxheri Jetmir Agaj deri me tani ka menaxhuar suksesshëm disa emra të estradës sonë, përfshijë këtu edhe këngëtaren dhe bukuroshen Morena Taraku.