Sali Berisha ka ndërhyrë përmes telefonit në studion e emisionit “Studio e hapur” për të denoncuar kompromentimin e negociatorëve të detit me emërimin në këtë grup të Artur Meçollarit të akuzuar si spiun dhe të larguar për këtë arsye nga Shërbimi Informativ Ushtarak.
Ndërhyrja e ish-Kryeministri është pasuar nga të bërtiturat e Artan Hoxha. Berisha e ka denoncuar atë publikisht nga telefoni si njeri të bandave të mafies dhe që u ka shitur këtyre bandave të drogës dëshmitarin e Korçës, i cili u gjet i vdekur pas disa ditësh nga koha kur ky gazetar vizitoi një plantacion kanabisi nën shqoërinë e dëshmitarit.
“Artan Hoxha, ti je një gënjeshtar dhe sharlatan. Ti je bashkëpunëtor bandash dhe vrasës.
Ti merresh me trillime dhe mashtrime…
Ti ke qenë bashkëpunëtor i Haklajve. Je bashkëpunëtor bandash, krimesh.
Po ti ke vrarë dëshmitarin. Ti je hjeksi i dëshmitarit. Je i pafytyrë që përdoresh nga çdo bandë dhe flisni për çdo bandë…”, tha Berisha.