Një ditë pas arrestimit të Olesia Dukës, pasi mashtroi një biznesmen duke i marrë 900 mijë euro, zbulohet emri i personit që ra pre e mashtrimit dhe beri denoncimin ne polici. Ai është Idlir Hoxha, biznesmen në qytetin e Durrësit, ndërsa ka një pikë këmbimi valutor.
Olesia Duka arriti që të mashtronte Hoxhën duke i marrë 900 mijë euro. Prokuroria e Durrësit dje zbuloi skemën e mashtrimit të stomatologes 38-vjeçare, e cila iu merrte para biznesmenëve të ndryshëm, duke i gënjyer se kishte tetë klinika dentare dhe duhet të blinte aparatura e pajisje, ndërkohë që nuk i kthente më shumat e marra.
Stomatologia ka në fakt vetëm një klinikë në Tiranë, që është klinika e Stomatologjisë ‘Shendident’. Ai që e ka pësuar më shumë nga mashtrimet dhe dredhitë e 38-vjeçares ka qenë biznesmeni Idlir Hoxha, i cili ka bërë dhe denoncimin.
Ndërsa sot në policinë e Tiranës janë bërë edhe 6 denoncime të tjera për mashtrim nga 38-vjeçarja stomatologe. Edhe 6 personat e tjerë janë mashtruar në të njëjtën mënyrë nga stomatologia.
Report Tv citon se vetëm një muaj më parë dentistja i ka marrë një biznesmeni me iniciale R.ZH nga Tirana 30 mijë euro.