November 25, 2024

Vasili: Rama na tha se policia është më e besueshme se Zoti

Gjate diskutimit të projektligjit për vetingun në Policinë e Shtetit, kreu i grupit parlamentar të LSI-s, Petrit Vasili tha se tani pas kësaj situate dhe pas konstatimit se me 21 shkurt kur bëhej promovimi i femrës tek uniformat blu, ka thënë se ‘Policia e Shtetit është instutucioni i policisë është më i besuari në vend. Më shumë se Perendia e Zoti në vend’.

Dhe sot kemi një veting që duhet të bëhet për një institucion që është më i besuar se zoti vete. Na u tha se policia është më e besuar se liderët fetarë tha Vasili duke akuzuar kreun e qeverise për këtë deklaratë.

Ai tha se kemi disa propizme për këtë projekt që të kemi një polici humane e njerëzore dhe jo mbi zotin. Nje polici që të ishte efektive dhe jo një polici që ti bënte shërbim votave të partisë së tij.

Facebook Comments

MineralHygienics.com