Berisha e konsideruar tallje, përfshirjen në negociata të komandatit të Forcave Detare, pasi ai nuk ka asnjë lidhje me to, pak pasi denoncoi praninë e një zyrtari të përjashtuar nga FA si agjent i sherbimeve sekrete.
“Për fatin tonë të keq, në krye të Forcave Detare të vendit është një gjeneral që merr vesh nga Flota dhe Forca Detare aq sa merr vesh secili prej jush këtu që njihni notin. Të emërosh kryekomandantin – ai është i respektuar, nuk kam asgjë personale – por ta emërosh atë që nuk ka asnjë lidhje me detin, është të tallesh, ta përqëshësh. Akt i papërgjgjeshëm i Edi Ramës.
Në grup ka njerëz të tjerë me lidhje të dyshimta që do të thotë të kesh përgatitur Ekipin e Dorëzimit të Territorit, të fushave më të mëdha të gazit dhe naftës në Jon dhe Adriatik,” nënvizoi me forcë ish-kryeministri i vendit.