Katër persona kanë mbetur të vdekur pas një shpërthimi të madh që shkatërroi një dyqan ushqimor dhe apartamentin sipër tij në Leicester.
Shkaku i shpëthimit që ndodhi mbrëmjen e së dielës mbetet ende një mister. Tetë persona u dërguan në spital me lëndime dhe katër persona u raportuan të vdekur mëngjesin e së hënës (26 shkurt).
Zjarrfikësit vazhduan të luftojnë me flakët deri sot në mëngjes dhe nuk mund të futen brenda ndërtesës për të kërkuar për të mbjetuar nën rrënoja deri sa të mendohet që është e sigurtë.
Policia e Leicestershire deklaroi se deri tani ngjarja nuk lidhet me terrorizmin.
Banorët thanë se dëgjuan një zhurmë të madhe, si një tërmet në kohën e shpërthimit në Hinckley Road, raporton BBC News.
Ndërtesa përbëhej nga një dyqan ushqimor dhe një banesë dykatëshe sipër.