November 25, 2024

Berisha për Vetingun në Polici: Hipokrizi, iluzion

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën në Kuvend sot për projektligjin e Vetingut në Polici, të cilin e ka konsideruar si hipokrizinë më të madhe që i është paraqitur parlamentit.

“Ne, – tha Berisha nga foltorja e Kuvendit, –  mbështesim përpjekjet për transparencë në çdo institucion e qelizë të shoqërisë sonë, por këtu sillet një ligj që përbën hipokrizinë më të madhe të ardhur ndonjëhërë në këtë parlament.

Vetingu sot është jetik për çdo rrogëtar të këtij shteti. E them këtë me bindjen më të madhe. Vetingu është transparenca, është jetik në tërësi.

Po çfarë është? Eshtë iluzion, mor…Po ku të lënë 12 miliardë euro kanabis të vitit 2016 për të bërë Vetingje këtu?! Ato mbysin çdo formë Vetingu.

Të kërkosh Veting për rojet e Edi Ramës në Surrel kur vila e tij është e ndërtuar mbi korrupsionin…

Të kërkosh Veting për rojet e Edi Ramës tek pallati i së shoqes që nuk ka një faturë tatimore…”

Por Berisha u detyrua ta ndërpresë fjalën pasi Nënkryetarja e Kuvendit i hoqi mikrofonin me aryetimin se i mbaroi koha.

Nga foltorja Berisha iu drejtua pa mikrofon deputetëve para se të largohej: “Po Edi Rama rri gjithë ditën me kriminelë, e kanë bërë zyrën e tij si zyrën e tyre.”

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com