November 25, 2024

Basha: Nëse Rama do vërtet Veting në Polici, le ta fillojmë nga Ministri i Brendshëm

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shprehur mbështetjen e plotë për Vetingun në Policinë e Shtetit dhe ka propozuar që nëse qeveria e dëshiron vërtet këtë proces, atëherë le të shtojë në projektligj që Vetingu të fillojë nga Ministri i Brendshëm, Drejtori i SHKÇBA-së, Drejtori i Pastrimit të Parave.

“Nuk është hera e parë që flitet këtu për Veting, – tha Basha. –  E treta herë në 5 vite që Rama flet për Vetingun e Policisë. Ne nuk kemi asgjë kundër që të miratojmë të gjitha normat si një ligj, se nuk ka asnjë nga këto norma që nuk ekzistojnë në ligjet dhe rregulloret përkatëse. Të gjitha ekzistojnë, por nuk zbatohen. Siç nuk zbatohet Strategjia për luftën kundër krimit të organizuar, siç nuk zbatohet Strategjia për luftën kundër drogës. Nuk është problemi se Edi Rama, Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj nuk kanë pasur strategji dhe ligje. I kanë pasur të gjitha me bollëk dhe me tepri. Nuk ka vend në Ballkan që të ketë patur më shumë ligje dhe strategjira për luftën kundër krimit e drogës dhe mafias sesa Shqipëria por nuk ka vend në Ballkan dhe Europë ku Kryeministrit dhe qeveria të jenë më të zhytur ën krim e të kapur nga krimi sesa Shqipëria. Nuk ka vend në Europë ta kthyer krimin dhe drogën në ekportin e saj kryesor sesa Shqipëria. Nuk ka vend në Evropë ku policia e tëra u kthye në organizatë kriminale në funksion të drogës dhe krimit me urdhër të ministrit të Brendshëm dhe mbështetjen e Kryeministrit sesa Shqipëria.

Doni Veting? Le të ëprfshihet edhe një Vetin i detajuar i ministrit të Brendhsëm drejtori t të SHKÇB. Ky ka qënë një projekt personal i Edi Ramës, që emëroi në krye të ministrisë njeriun e tij personal si Tahirin që ishte lehtësisht i varur jo vetëm nga ai por dhe nga persona të tjerë. Gjatë fushatës Rama e provoi për vjedhjen e votave dhe e gradoi ministër.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com