Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka mbërritur në Tiranë në një moment të rëndësishëm për Ballkanin.
Ai është pritur para selise se kryeministrise nga Edi Rama dhe kabineti i tij. Menjëherë kanë filluar bisedat, detaje të të cilave do të merren vesh pak më vonë.
Ky është një moment i rëndësishëm për vendet e Ballkanit që janë në pritje të çeljes së negociatave për në BE, dhe ardhja e Juncker eshte shume e rendesishme.
uncker i shoqëruar Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn dhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Romana Vlahutin, kanë nisur vizitën e parë në Kryeministri .
Ata do të qëndrojë në Shqipëri deri mesditën e së hënës, ndërsa do të zhvillojnë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar.