Evisa Preka është njohur me lajmin e kobshëm për vdekjen e burrit dhe të tre fëmijëve, një javë pasi familja u përfshi në aksidentin tragjik në Velipojë. 36-vjeçarja përfundoi në spital në gjendje të rëndë, pas aksidentit, ndërsa nuk ishte në dijeni të asaj që kishte ndodhur.
Këtë të diel, ku shënohet një javë nga ngjarja tragjike, nëna e tre fëmijëve ka marrë vesh lajmin e hidhur. Evisa ishte e vetmja që i mbijetoi aksidentit në Velipojë, ku bashkëshorti i saj dhe tre fëmijët e vegjël humbën tragjikisht jetën.
Kanë qenë mjekët e spitalit, të cilët kanë guxuar dhe i kanë dhënë lajmin gruas, gjendja e së cilës është rënduar edhe më shumë, kur është njohur me tragjedinë.
Evisa është shokuar dhe ka shpërthyer në lot e britma në spital, ndërsa mjekët kanë vepruar menjëherë, duke i bërë qetësuar dhe vënë në gjumë.