Lidhja më e fortë e show-bizzit, e shoqëruar me shumë hite muzikore, por edhe me thashetheme për një histori dashurie mes tyre, duket se është ndërprerë pas klipit “Lejla”, e kompozuar nga Mumajesi.
Në Shkurt, me rastin e ditëlindjes së saj Elvana publikoi albumin e saj të tretë, dhe vetëm pak ditë më pas ish-miku i saj Flori publikoi bashkëpunimin e tij të radhës me Dhurata Dorën, duke na lënë kështu të kuptojmë një duel të heshtur mes dy këngëtarëve.
Në “Top Awards”, klasifikimi muzikor i cili rendit këngët më të dëgjuara të momentit në vend, këtë javë Elvana Gjata është renditur në krye, pra si kënga më e dëgjuar e momentit, ndërsa Flori renditet direkt pas saj,