Deputeti i LSI-së, Agron Çela, i shoqëruar nga një përfaqësi e kësaj partie në Shkodër, ishin në familjen Preka në Velipoje, ku ngushëlluan për humbjen e jetës së 4 anëtarëve të saj në aksidentin tragjik të pak ditëve më parë.
Deputeti Çela tha se i ka kërkuar Kryetarit te Kuvendit të Shqipërisë, që seanca e ardhshme parlamentare të fillojë me nje minutë heshtje në nderim të viktimave të aksidentit të Velipojës.
Familja Preka u aksidentua mbrëmjen e të dielës së kaluar, ku nga përplasja e fortë e makinës së tyre me një mjet tjetër humbën jetën 4 anëtarë të familjes. Babai Edmondi me djalin 9 muajsh dhe vajza 5 vjeç ndërruan jetë menjëherë, ndërsa vajza tjetër, Noemi 2 ditë më vonë.
Në spitalin e Shkodrës ndodhet nëna Evisa, e vetmja e mbijetuar, e cila sot është vënë në dijeni për lajmin tragjik të familjes së saj.