November 28, 2024

Zbulohen detajet e aksidentit në Maminas

Dosja e aksidentit të ndodhur dy ditë më parë në Maminas, ku mbetën të vdekur dy persona Bujar Agalliu 60 vjeç i cili drejtonte taksinë dhe Elena Avdillari 23 vjeç pasagjere, i ka kaluar në hetim Prokurorisë.

Sakaq hidhet dritë mbi shkaqet e aksidentit. Sipas të dhënave zyrtare, 23 vjeçarja Avdillari nuk kishte lidhje me personin që është në kërkim, Dardan Gjeka. Elena Avdillari zbulohet se nuk ka shkuar të vulosë pasaportën në sportelet e Policisë Portuale, ndërsa thuhet se viktima kishte udhëtuar drejt Italisë 14 herë vetëm në vitin 2017.

Grupi hetimor ka thënë se ngjarja është kategorizuar si aksident dhe jo si vrasje, ndërkohë që shkas është bërë shpejtësia e lartë e mjetit tip ‘Benz’ dhe gabimi në parakalim.

Vlen për tu rikujtuar skema e aksidentit, ku Benzi ka goditur taksinë e drejtuar nga Agalliu duke bërë që kjo e fundit të marrë goditjen e dytë në një karburant aty pranë, goditje që rezultoi fatale për dy udhëtarët.

Facebook Comments

MineralHygienics.com