Shqipëria ka pagën minimale më të ulët në Europë sipas Eurostat, me vetëm 180 euro/ muaj duke mbetur edhe pas Serbisë, e cila pagën minimale e ka 285.4 euro/ muaj.
Ndërsa nga vendet e BE-së, Luksemburgu është ai që ka pagën minimale më të lartë, me vetëm 1998.5 euro/muaj.
Në fakt, që nga 1 janari nga 28 shtetet e BE-së, vetëm 22 prej tyre kanë Pagë minimale Kombëtare. Ato variojnë nga 500 deri në më tepër se një mijë euro. Por ajo që vëren Eurostat është se paga minimale ka të bëjë dhe me vendndodhjen, ku shtetet e BE-së me pagën minimale 400-500 euro renditet në Lindje të saj, si Lituania, Rumania, Slovakia, Estonia, Lituania etj.
Ndërsa shtetet në verilindje të Europës e kanë pagën minimale mbi 1400 euro, ku hyjnë Britania, Franca, Belgjika, Hollanda, Irlanda dhe Luksemburgu.
Në jug të Europës, në Spanjë e Portugali, kjo pagë minimale ndodhet mes 600 dhe 900 euro/muaj. Për krahasim, paga minimale në SHBA në janar të 2018 ishte 1048 euro/muaj.