November 22, 2024

Trileçe, ëmbëlsira të cilës nuk mund ti rezistoni

Koha për Ballkon3 recetë. Për këtë vikend vendosëm t’ju ndihmojmë që të përgatisni ‘Trileçe’, deserti i dashur edhe për ekipin e Balkon 3. Kënaqësi e ëmbël që nuk mund t’i rezistoni doti. Trileçe shkrihet në gojë dhe është e mrekullueshme për tu konsumuar. Kemi hasur në informacione të ndryshme se prej nga e ka prejardhjen Trileçja, por erdhëm në konstatim se atdheu i saj është Shqipëria. Megjithatë një është e qartë se çdo ëmbëltore në menynë e saj ka Trileçe.

Përbërësit:
* 6 vezë
* 300 gr sheqer
* 400 gr miell
* 1 pluhur paste
* 2vanil sheqer
* 1/2 lit. ajkë “Hoplla”
* ½ lit qumësht
* 300 gr qumësht pluhur “Nestlle”
* 1/2 kg karamel

Përgatitja:

Përzihen të bardhat e vezëve gjersa të shkumojnë mirë. Shtohet sheqeri për të vazhduar tundja, gjersa masa të formohet shkumë e qëndrueshme. Shtohen të verdhat dhe vazhdon përzierja. Kësaj mase i shtohet mielli i përzier me pluhur paste dhe sheqer vanilje, duke e përzier me lugë, gjersa masa të kompaktësohet. Brumi derdhet në tepsi shporeti të shtruar me letër të yndyrshme,ose të lyer me yndyrë dhe të përmillur. Futet në furrë të nxehtë me temp.180 gardë Celsius që të piqet për afro 30 min. Pasi të ftohet pak përmbyset, largohet letra.

Në tepsi ku është pjekur, derdhet ajka dhe mbi të vendoset pandispanja e pjekur. Me ½ lit. qumësht të ftohtë, trazohet qumështi pluhur dhe pasi të përzihet mirë, në mënyrë që mos të mbesin kokrriza qumështi, përzihet me 1 lit. qumësht të vakët. Kjo masë qumështi (1,1/2 l.) hidhet mbi pandispanjë duke e shpuar me piru në rast nevoje,që ta pijë mirë qumështin. Nëse karameli është mjaftueshëm i trashë, hidhet mbi, e nëse është i hollë, mirë është ai të qitet mbi trileqe atëherë, kur edhe shërbehet,kuptohet pasi të pritet në katrorë.

Ju bëftë mirë!

Facebook Comments

MineralHygienics.com