Sukseset e Dua Lipës nuk kanë të ndalur, ndërsa nuk duhet harruar se ky është vetëm fillimi. 22-vjeçarja ka qenë personazhi kryesor i edicionit të sivjetmë Brit Awards, ku shkëlqeu si nga dukja ashtu edhe në aspektin profesional.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore kishte bërë historinë duke u bërë femra e parë që konkurronte në pesë kategori.
Ajo arriti të rrëmbente dy trofe në këtë ngjarje të madhe muzikore dhe është një fituese e madhe e evenimentit të madh britanik të ndarjes së çmimeve muzikore.
Edhe performanca e saj në skenë ishte mahnitëse. Dua interpretoi hitin “New Rules” duke krijuar atmosferë mbresëlënëse në O2 Arena të Londrës.
Pjesë e këtij evenimenti të madh muzikor ishte edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Rita Ora, e cila nuk ishte e nominuar, por ishte një prej yjeve që performuan në skenë.