November 23, 2024

Philip Morris International dhe Ferrari, bashkë për një botë të lirë nga tymi i duhanit

LAUSANNE, Zvicër – (BUSINESS WIRE) – Philip Morris International Inc. (PMI) dhe Scuderia
Ferrari kanë zgjatur partneritetin e tyre deri në vitin 2021. Bashkëpunimi i tyre i suksesshëm zgjat prej më shumë se 40 vitesh. Që nga sot, partneriteti do të përqendrohet ekskluzivisht në avancimin e kauzës së një bote pa tym duhani- një botë në të cilën të gjithë njerëzit që do të vazhdojnë pirjen e duhanit të kalojnë nga forma më e dëmshme e konsumimit të nikotinës –  cigare – tek alternativat më pak të dëmshme të provuara shkencërisht që janë pa tym.

“Ne duam t’i japim 1.1 miliardë burrave dhe grave në botë që pijnë duhan, mundësinë për të bërë zgjedhje më të mira dhe më të informuara. Ne jemi të përkushtuar që të përdorim të gjitha burimet e disponueshme, duke përfshirë aktivitetet tona të lidhura me sportet motorike, për të përshpejtuar vrullin përreth këtij ndryshimi revolucionar për të mirën e njerëzve që pinë duhan, shëndetin publik dhe shoqërinë në përgjithësi. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen e Scuderia Ferrari në këtë kauzë,” tha shefi ekzekutiv i PMI, André Calantzopoulos.

Krijimi i vetëdijes globale për mundësinë e paraqitur nga inovacioni, shkenca dhe teknologjia për të jeuar në një botë pa tym duhani është me rëndësi të madhe. Përveç përkushtimit të palëkundur të PMI ndaj këtij qëllimi, është e rëndësishme që qeveritë, ekspertët e shëndetit publik, komuniteti shkencor dhe shoqëria civile të përqafojnë sfidën dhe të ndihmojnë në vendosjen e një plani rregullues të ndjeshëm. Burrat dhe gratë që pinë duhan dhe njerëzit që kujdesen për ta vërtet e meritojnë këtë.

Scuderia Ferrari është partneri i përsosur për këtë sfidë, sepse shfrytëzon një frymë pioniere, teknologji dhe inovacion në një ndjekje të pamëshirshme të ambicieve të mëdha. Plani ynë nuk parashikon ndonjë komunikim specifik të produktit. Ne presim të njoftojmë detaje të mëtejshme në muajt e ardhshëm.

Djegia e duhanit gjeneron tym dhe shumica dërrmuese e toksinave të dëmshëm të lidhura
kryesisht me sëmundjet që lidhen me duhanpirjen. Që kur u bëmë një kompani publike në vitin 2008, ne kemi shpenzuar më shumë se 4.5 miliardë dollarë për të zhvilluar, mbështetur dhe ndërtuar kapacitetin prodhues për një portofol të gjerë të produkteve pa tym. Në vitin 2017, pas vetëm dy vjetësh që nga fillimi i komercializimit, gati 40% e shpenzimeve tona komerciale botërore iu kushtua këtyre produkteve inovative. Jemi krenarë që në një periudhë kaq të shkurtër, sipas vlerësimeve tona, pothuajse 5 milionë njerëz kanë ndaluar pirjen e duhanit dhe kanë bërë ndryshimin në produktet më të përparuara të duhanit.

Ambicia jonë afatshkurtër është që të paktën një në tre nga konsumatorët tanë, 40 milionë burra dhe gra, do të bëjë të njëjtën gjë deri në vitin 2025.
Me mbështetjen e duhur rregullatore, ky numër mund të jetë shumë më i lartë deri atëherë. Ne shpresojmë që iniciativa e shpallur sot do të jetë një katalizator i rëndësishëm. Mësoni më shumë për vizionin tonë për një të ardhme pa tym në www.pmi.com.

Facebook Comments

MineralHygienics.com