November 24, 2024

Misteri i aksidentit, pse e anuloi udhëtimin me traget, 23-vjeçarja?

Shtohet misteri rreth vdekjes aksidentale apo jo të vajzës 23-vjeçare Elena Avdillari mbrëmjen e djeshme bashkë me taksistin me të cilin po udhëtonte drejt Tiranës. Asaj iu gjet një biletë trageti në çantë dhe u tha se ishte kthyer mbrapsh nga Porti i Durrësit për mungesë dokumentash, por Policia e Kufirit deklaroi paradite se Elona Avdillari nuk ishte paraqitur në sportele për të hipur në traget.

Një Benz me targa AA 060 SP ka mbetur në vendin e aksidentit fatal që shkaktoi vdekjen e taksisti durrsak Bujar Agalliu dhe pasagjerës 23 vjeçe, Elena Abdillari, mbrëmjen e djeshme. Pronari i makinës u zbulua nga Policia se është Fation Zhaporja, 34 vjeç, person i shpallur në kërkim.

Policia e Durrësit dyshon se Benzi e ka goditur taksine nga mbrapa dhe taksisti për të devijuar është futur në një karburant. Por, pasi ka ndodhur aksidenti që shkaktoi vdekjen e të personave në taksi, shoferi i Benzit është larguar dhe ndoshta, edhe të tjerë që kanë qënë me të, ç’ka rrit dyshimet edhe për vrasje të qëllimshme.

Facebook Comments

MineralHygienics.com