December 23, 2024

Kunguj të mbushur me oriz

Përbërësit për kunguj të mbushur me oriz:

  • 6 kunguj
  • 1 qepë
  • 150 gr oriz
  • 250 ml lëng mishi
  • 100 gr proshutë
  • 50 gr parmixhano (lloj djathi)
  • 25 gr arra pishe
  • kripë, piper, nenexhik.
( Kjo recetë është për 6 persona )
Përgatitja e kungujve të mbushur me oriz:
Pasi i kemi larë kungujt, i presim pjesën e sipërme, më pas me majën e thikës i heqim tulin e kungullit. Vendosim kungujt në një tenxhere, e mbushim me ujë dhe i hedhim kripë, më pas i lemë të ziejn për 4 minuta. Pas 4 minutave i nxjerrim kungujt nga uji dhe i vendosim me kokë poshtë mbi një peshqir të thatë. Ndërkohë përgatisim pilafin me lëngun e mishit dhe pasi kemi përgatitur edhe pilafin marim një tigan ku coptojmë qepën dhe tulin e kungullit, i hedhim edhe pilafin dhe i trazojmë të treja bashkë. I hedhim kripë dhe piper sipas preferencave dhe i shtojmë lëngun e mishit deri sa të mbulojë orizin. Kur orizi të jetë akoma i fortë e heqim tiganin nga ngrohja dhe i shtojmë proshutën e prerë copa copa dhe vazhdojme ta përziejm. Në fund i shtojmë arrat e pishes të pjekura, nenexhikun dhe parmixhanon. Rimarrim kungujt që i kemi lënë mbi peshqir dhe i mbushim me orizin (rizoton) e përgatitur dhe e fusim në furrë për 10 minuta në temperaturë 200 °C. Tani gjithçka është gati, ju mund ti shërbeni kungujt miqve tuaj së bashku me kapelkat e tyre. Ju bëftë mirë
Kunguj të mbushur me oriz ( Receta gatimi nga Misya.info ) KuzhinaIme.al

Facebook Comments

MineralHygienics.com