November 24, 2024

Probleme në aksin Berat-Skrapar

Reshjet e shumta që kanë pushtuar ditën e djeshme të gjithë territorin shqiptar kanë shkaktuar një sërë dëmesh në rrugën nacionale Berat- Skrapar, ku masivë të shumtë gurësh kanë rënë në rrugë.

Rrëshqitja e dherave ka krijuar mjaft vështirësi në këtë aks dhe ka bllokuar thuajse të gjithë kalimin. Në të gjithë gjatësinë e rrugës kanë rrëshqitur masivë të mëdhenj gurësh, një situatë kjo e përsëritur shpesh, e madje sa herë ka reshje me intensitet.

Drejtuesit e mjeteve shprehen se kjo situatë përsëritet çdo vit, dhe duket sikur askush nuk e “çan kokën” që të vendosë masa mbrojtëse në këtë aks.

Facebook Comments

MineralHygienics.com