April 23, 2024

Marrëveshja e detit me Greqinë, Meta: Asnjë informacion zyrtar nga MEPJ për këtë çështje

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpjeguar para medias arsyet pse ai e ktheu mbrapsht kërkesën Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për Plotfuqishmëri në negocimin e marrëveshjes për kufijtë detarë më Greqinë.

Meta ka bërë transparente kështu, atë politikë që po zhvillohet nga qeveria në heshtje prej disa javësh për një çështje me interes kombëtar duke vënë në dukje se detyrë e tij “është zgjidhja dhe jo thellimi i krizës”.

“Presidenca nuk ka asnjë informacion zyrtar nga bisedimet që janë bërë nga Ministria për Evropën me Ministrinë e Jashtme të Greqisë, – tha Meta. – Jo vetëm kaq, por për këtë çështje kaq të rëndësishme, komunikimi do të jetë vetëm zyrtar për të evituar çdo lloj spekullimi të cilitdo apo së paku të Presidentit të Republikës.”

Meta ka theksuar në fjalën e tij se zbaton  vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ka cituar pjesë nga letra zyrtare që ai i ka dërguar ministrit Ditmir Bushati për këtë çështje, ku kërkohet “të qartësohet në mënyrë të mirëpërcaktuar objekti i kërkesës për negocim” si dhe “përcaktimi nominal i delegacionit”.

“Dua të sqaroj, – tha Meta, –  se sjellja e Presidentit ndaj kësaj çështjeje do të jetë sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ka sqaruar qartë kompetencën e Presidentit në çështjet ndërkombëtarë e konkretisht për këtë marrëveshje. Kushtetuese dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje janë jo vetëm për Presidentin, vija e kuqe për zbatim.”

Presidenti Meta solli një shembull të lëshimit të Plotfuqishmërisë që ishte dhënë nga ish-presidenti Bujar Nishani për një traktat lidhur me transportet, ku ai theksoi se ndryshe nga rasti konkret, ishin ishin saktësuar të gjitha pikat.

Po ashtu, Meta vuri në dukje se një autorizim Plotfuqishmërie i ka dhënë Bushatit më parë për marrëveshjen me BE-në për Rojen Bregdetare dhe aty ishtë saktësuar qartë delegacioni me emra, titullarë dhe një kopje e marrëveshjes. “Ka edhe raste të tjera që e saktësojnë shumë qartë këtë praktikë.” theksoi Presidenti. Psh. ka pasur një kërkesë nga ministria e Financave për Ujërat, por që nuk ka të njëjtën vlerë siç ka marrëveshja për kufijtë detarë me Greqinë.

Më vjen keq për këtë debat , – vuri në dukje kreu i shtetit, – dhe për këto sqarime që duhet të jap para jush por nuk bëhem pjesë e asnjë cenimi të Kushtetutës, vendimi të Gjykatës Kushtetuese dhe as bashkëfajësor me dikë që i lexon ndryshe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.”

Presidenca nuk ka asnjë informacion zyrtar nga bisedimet që janë bërë nga Ministria për Evropën me Ministrinë e Jashtme të Greqisë. Jo vetëm kaq, por për këtë çështje kaq të rëndësishme, komunikimi do të jetë vetëm zyrtar për të evituar çdo lloj spekullimi të cilitdo apo së paku të presidentit të Republikës.

Deri më sot nuk ka pasur. Unë jam i qetë, i duruar dhe jam i hapur për të punuar natën e ditën, por unë përgjigjem vetëm për sjelljet dhe detyrimet e mia kushtetuese dhe institucionale. Përgjigjem para Kuvendit që më ka zgjedhur dhe përgjigjem para qytetarëve shqiptarëve.

Vëmendja për të rregulluar marrëdhëniet me Greqinë ka qënë dhe mbetet maksimale, por nuk diktohet asnjë axhendë e brendshme apo e jashtme nëse nuk është në pajtim me Kushtetutën e Shqipërisë. Demokracia dhe shteti i së drejtës janë të sigurtë kur çdo institucion njeh kufijtë e veprimit të tij dhe respekton ato të institucioneve të tjera.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com