Një numër i madh i personaliteteve janë dekoruar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Por këto dekorime u refuzuan nga disa persona që ishin dekoruar nga presidenti.
Mirëpo, ka edhe të atillë që kanë reaguar për shkak se Thaçi nuk i ka dekoruar.
I tillë është gazetari nga Skenderaj, Sabit Istogu, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se presidenti ka dekoruar gazetarët e Bllacës, ndërsa që atë e kishte lavdëruar dikur.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
SI E NJOHA HSHIM THAÇIN Presidenti dekoron gazetarët e Bllacës Ishte gushti i vitit 1998 ditë me vapë të madhe,kur ne Qirëz të Drenicës dhe fshatrat përreth, ishin grumbulluar me mia njerëz të zhvendosur nga vatrat e tyre,si pasoje e vrasjeve dhe represionit të ushtrisë serbe.Unë,pasi u informova për gjendjen e tyre,por edhe mora informacione tjera,po bëhësha gadi te kthehesha në Skënderaj qe të i përgatis informacionet e ditës për RTSH,’’Rilindjen’’e radion Doiqe-Vele,por paraprakisht hyra ne një kafene për të u freskuar me diçka të ftohtë.Ne një kënd të kafenesë,kishte qenë edhe Hashim Thaçi me 4 apo 5 shokë të tij,e që unë nuk i njifsha,por ne të dalë u përshendetëm me Xhavit Nurakun,i cili ishte në shoqeri me ta,e me të cilin njiheshim ne teatrin e Skënderajt. Pasi dola disa metra larg lokali,Xhaviti nga mbrapa me preku ne krah,dhe pasi u pershendetëm me të,me tha se po më kërkonte Hashim Thaçi,nëse mund të kthehem.Hashimi u nda nga shokët,u ulem ne një tryezë tjetër vetëm ne të dy.Porositi nga një birrë,dhe me falenderoj shumë,që unë si gazetar dhe kronist lufte,po e kryeja punën në mënyren më të mirë të mundshme nga vendi i ngjarjeve,dhe mu lut që vetëm të vazhdoj në këtë mënyrë. Bile me tha,se unë nuk kam nevojë të heq për asgjë,vetëm kërko çka të duhet,dhe çdo nevojë do te më plotësonte,vetëm vepro kështu si je duke vepruar,me tha.Mua asnjëherë nuk me kishte shkuar në mendje se duhet kërkuar dikujt diçka,për punën dhe angazhimin qe beja,sepse e kuptoja si detyrim timin në sherbim të luftës,dhe nuk me shkonte mendja të kërkoja diçka si shpërblim për këtë. Të thëm te drejën u ndjeva mirë që me përgzoj,dhe unë mora angazhim edhe me të fuqishëm,duke menduar se puna ime prej gazetari të luftës po u vlersueka aq mirë. E përmenda këtë rast,jo për të u krenuar sot,por po e pyes veten time,a është sot ai Hashim Thaçi i atëhershëm që më lavdrnte aq shumë,e që pas lufte nuk me falënderoj asnjëherë,kurse tash,në 10 vjetorin e pavarësisë së shtetit tone,merr guximin të dekoroj një numër gazetarësh të Bllacës,dhe të tjerë që më tepër qëndronin në Shqipëri,pa qenë asnjëherë në zonat e luftës. Ndoshta kjo është ndërgjea e tij.
S.I./BS/