December 26, 2024

5 këshilla të çuditshme për shëndetin, por të vlefshme

Duken si të çuditshme, por janë shumë të vërteta. Bëni mirë t’i besoni!

Pi kafe për një dremitje çlodhëse

Në një studim japonez që ekzaminonte si të përfitohej maksimalisht nga dremitja, njerëzit që bënin një “dremitje kafeje”: konsumonin rreth 200 miligramë kafeinë, sasia e një deri në dy filxhanë kafesh, dhe pastaj menjëherë dremisnin për 20 minuta, ndiheshin më të kthjellët dhe performonin më mirë në testin e kompjuterit sesa ata që thjesht dremisnin 20 minuta.

Pse ndodh? Një dremitje 20-minutëshe mbaron pikërisht kur kafeina jep efektin dhe e pastron trurin nga molekula adenozina, duke maksimizuar gjendjen e kthjelltësisë. “Adenozina është produkt i vëmendjes dhe aktivitetit. Kur nivelet e saj rriten, ne ndihemi më të lodhur. Dremitja e largon adenozinën dhe, kur kombinohet me kafeinën që e bllokon atë, e redukton edhe më tej efektin dhe përforcon efektin çlodhës të dremitjes”, thotë Allen Towfigh, drejtori mjekësor i New York Neurology & Sleep Medicine.

Për dhëmbë të shëndetshëm, mos i laj pas vakteve

Mos i laj dhëmbët menjëherë pasi ke ngrënë apo pirë diçka, sidomos nëse këto janë acide. Ushqimet acide: agrumet, pijet energjike, domatet, pijet me gaz mund të zbusin smaltin e dhëmbëve, si “zbutet nga uji një gur ranor” sipas Howard R. Gamble, ish-presidenti i Akademisë së Përgjithshme të Dentistrisë. Duke i larë me furçë në këtë fazë mund të përshpejtoni efektin e acidit në smalt dhe të gërryeni shtresën poshtë. Gamble sugjeron të prisni 30 deri në 60 minutes para se t’i lani me furçë.

Për të veshur një masë më të vogël, shto peshë

Peshë muskulare, kjo është. Nëse dy femra peshojnë të dyja 60 kilogramë dhe vetëm njëra ngre pesha, kjo e fundit ka shumë mundësi të hyjë në një palë pantallona më të ngushta sesa shoqja sedentare. Një vajzë 60 kg që stërvitet mund të veshë të njëjtën masë si një vajzë 55 kg që nuk stërvitet. Arsyeja: Edhe pse një kilogram dhjamë peshon njëlloj sa një kilogramë muskul, muskuli ka më pak vëllim, thotë Mark Nutting, drejtor fitnesi në qendrën SACO Sport & Fitness në Saco, Maine. “Mund të bësh muskuj më të mëdhenj dhe të zvogëlohesh në përgjithësi nëse humbet peshë. Fryrja që shumë gra nuk e duan, ndodh kur nuk humbet dhjamë dhe I zhvillon muskujt mbi të” , thotë ai. Ul sasinë e kalorive dhe shto pesha në stërvitje, për të humbur centimetra.

Për të ngrënë më pak, ha më shumë

Nja dy biskota me drithëra mund të duken ideale si snack, por ato ta shtojnë urinë më shumë sesa po të haje diçka më substanciale, thotë Amy Goodson, dietologe  nga Teksasi. “Të hash sasi të vogla karbohidratesh nuk bën tjetër vetëm rrit nivelin e sheqerit dhe të bën të duash më shumë karbohidrate.”  Goodson rekomandon të zgjedhësh një ushqim me proteina si gjalpë kikiriku ose djathë me një mollë. “Ato kanë më shumë kalori, por proteinat dhe yndyra të ngopin më shpejt dhe për më gjatë dhe në fund ti merr më pak kalori,” thotë ajo.

Mos pi pije energjike kur je e lodhur

Pijet energjike përmbajnë deri pesë herë më shumë kafeinë sesa kafja, por energjia që japin ato është jetëshkurtër dhe ka efekte anësore si të bën nervoz, të irrituar dhe të shpeshton rrahjet e zemrës, thotë Goodson. Përveç kësaj, pijet energjike përmbajnë nivele të larta taurine, stimulant i sistemit qendror nervor dhe deri në  50 gramë sheqer, sa 13 lugë çaji,  në një kanaçe. Ëmbëlsuesit e rrisin nivelin e sheqerit në gjak përkohësisht, që ta rrëzojnë një çast më vonë, duke të lënë të plogësht dhe të turbullt…dhe me dëshirën për një pije tjetër energjike.

Facebook Comments

MineralHygienics.com