Është përfolur lart e poshtë se dy këngëtarët, Ronela Hajati dhe Young Zerka, janë në një lidhje prej shumë kohësh.
Këtë herë Young Zerka ka qenë i ftuar në ”Pop Culture” dhe sigurisht nuk mund t’i shpëtonte pyetjes mbi marrëdhënien me Ronela Hajatin.
”Nëse Ronela martohet, do jesh edhe ti i ftuar. Ku do jesh i ulur ti? Në vend të parë?” e kanë pyetur Young Zerkën.
”Ose në karrocë”, u shpreh ai duke qeshur. ”Si shoqërues domethënë”, tha Young Zerka.