April 19, 2024

Xhafaj: Ja si do të bëhet Vetingu në Polici, kontrolli i figurës, pasurisë dhe profesionalizmit

Projektligji i Vetingut në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe SHKÇB sapo ka nisur të prezantohet nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë.

Xhafaj tha se ky projektligj synon të spastrojë radhët e Policisë dhe të evidentojë e promovojë ata punonjës që plotësojnë kriteret morale e profesionale që shërbejnë në këto struktura kyç.

Po ashtu, në përfundim të ëktij procesi të rritet besueshmëria në radhët e këtyre misioneve, që kanë detyrë veprimin si skuadër përpballë krimit dhe korrupsionit.

U punua tre muaj për këtë draft në tre faza. Për hartimin e këtij drafti janë marrë parasysh analizat e punës të bëra në këto institucioneve. Është marrë parasysh që të jetë sa më transparent dhe i monitoruar nga partnerët ndërkombëtarë. Verifikimit mund t’i nënshtrohen edhe ish-punonjes policie me grada që janë larguar nga detyra dhe duan të kthehen.

Tri janë shtyllat kryesore në të cilat do të bazohet Vetingu i këtyre punonjësve: Kontrolli i figurës, i pasurive dhe i profesionalizmit.

Kriteret e vlerësimit do të jenë njesoj si ato të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Lidhur me figurën, do të shihet e shkuara dhe e tashmja, lidhjet me eksponentë të krimit nëse i ka dhënë apo përkrahje aktiviteteve kriminale.

Sa i përket pasurisë, do të jenë objekt verifikimi pasuritë që ka, të ardhurat bazë dhe lidhur me profesionalizimin, vlerësimet e bëra në vite, masat disiplinore etj.”

Facebook Comments

MineralHygienics.com

Shop at Amazon