November 23, 2024

Meta: Produktet ‘Made in Albania” duhet të shohin tregun rajonal dhe atë europian

Kreu i Shtetit, Ilir Metau shpreh se produktet “Made in Albania”, duhet të zhvillohen si marka në tregun rajonal dhe më gjerë. Gjatë evenimentit “Gjergj Kastriot Skënderbeu në ekonominë shqipetare”, Meta u shpreh se Shqipëria është në prag të  stacionit te radhës në rrugëtimin e saj të mundimshëm drejt Bashkimit Evropian.

“Dimensioni historik i Gjergj Kastriot Skënderbeut, rol kyç në identitetit dhe vlerave evropiane.  Shqipëria në prag të  stacionit te radhës në rrugëtimin e saj të mundimshëm drejt Bashkimit Evropian. Në planin ekonomik, negociatat me BE-në do të jenë sfiduese sepse do të shërbejnë si një test disipline tregu dhe konkurrence për biznesin dhe produktet shqipetare.  Ne duhet të fokusohemi në avantazhet tona krahasuese për nxitjen e prodhimit vendas dhe eksportit të produkteve “Made In Albania”, përmes një marketingu të zgjuar dhe efikas mund të   “internacionalizohen” si marka në tregun rajonal dhe botëror.

Sipas tij për të përmbushur këtë ambicie duhet konsesus mbarëkombëtar, politik në përzgjedhjen e modelit  të duhur të  zhvillimit ekonomik .

“Identitetet kombëtare si simbolikë ekonomike mund të bashkëjetojnë në realitetin e tregut global. Fuqia e globalizimit po krijon “perandoritë ekonomike” përmes ideve inovatore të biznesit të inspiruar nga  “heronjtë modernë” të tregut global”, tha Meta.

Facebook Comments

MineralHygienics.com