April 26, 2024

Haxhinasto: Përgjegjësitë e mia në periudhën e zhvillimit të projektit!

Ish-ministri i Infrastrukturës në mandatin e parë të qeverisë Rama, aktualisht deputet i LSI, Edmond Haxhinasto ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan që po hetohet nga prokuroria. Haxhinasto u thirr nga prokurorja Elisabeta Imeraj. Në përfundim, Haxhinasto u shpreh se ka dëshmuar për periudhën që ka qenë në krye të Ministrisë së Transportit. “Dëshmova për ato gjëra që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e mia kur kam qenë në një periudhë të zhvillimit të këtij projekti” deklaroi ai.

Për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan është arrestuar ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, por edhe Albens Alite dhe Aksel Qurduka, drejtori dhe ish-drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan. Hetimet nga prokuroria nisën pas kallëzimit nga KLSH në 2016 për dëm ndaj shtetit me vlerë 54 mln euro për abuzime në rrugën Tiranë-Elbasan, por që janë ripërsëritura në një kallëzimi i dyte të ministrit Gjiknuri në 2017.

Në momentin që Haxhinasto po dëshmonte, te Krimet e Rënda ndodhej edhe kreu i Krimit Ekonomik Lutfi Minxhozi. Haxhinasto ishte një ndër personat që ndoqi nga afër në gjykatën e Shkallës së Parë në Elbasan gjyqin e Xhikës për dosjen e Gjinarit, ndërsa i pyetur asokohe nëse ishte i gatshëm për verifikim nëse do të kërkohej, shprehu gatishmërinë. Para pak javësh ai u shpreh ka bërë drejtim politik të institucionit.

Dosja e dytë e Dashamir Xhikës për Gjinarin
Ndërkohë që sot Gjykata e Apelit në Durrës i ka refuzuar Dashamir Xhikës dhe Andi Tomës lirinë duke i lënë në burg. Në burg ka mbetur edhe Rexhep Tarba, mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit.

Biznesmenët Agron Hysa dhe Kujtim Hysa janë lënë në detyrim paraqitje duke u liruar nga burgu, ndërsa për Rrezarta Boçikun nga arrest shtëpie është vendosur masa detyrim paraqitje për shkak të problemeve shëndetësore.

Ish-zyrtarët e lartë dhe biznesmenët akuzohen për shpërdorim detyre në ndërtim e rrugës Elbasan-Gjinar. Sipas prokurorisë ata i shkaktuan një dëm shtetit prej 5.3 miliardë lekësh pasi abuzuan me fondet e rrugës Elbasan-Gjinar.

Facebook Comments

MineralHygienics.com