November 25, 2024

Debate në komisionin e Edukimit, nuk paraqitet Kumbaro

Edhe në takimin e sotem të Komisionit Parlamentar të Edukimit ka patur debate të ashpra ndërmjet përfaqësuesve të Opozitës dhe mazhorancës.

Opozita kërkonte në mbledhje Ministren e Kulturës Kumbaro por ajo nuk ka pranuar të shkojë.

Deputetët e PS-së janë larguar nga mbledhja, ndërsa socialisti Fidel Ylli ka replikuar me kryetaren e Komisionit, Albana Vokshin.

“Nuk mbrojnë dot kullën që do ndërtojë Kryeministri. Anormale që të largohen deputetët e mazhorancës.”ka thënë Vokshi.

Mbledhja e sotme e Komisionit të Edukimit kishte në rend të ditës pyetjet për ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Kumbaro ka munguar në komision. Kumbaro është ministrja e dytë pas Lindita Nikollës që ‘shpërfill’ komisionin e Edukimit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com