November 25, 2024

“Çudi e madhe kjo BE në Tiranë, flasin në mes të natës për…” LSI sulmon Vlahutin

LSI vijon sulmet ndaj ambasadores së BE në vendin tonë Romana Vlahutin. Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Rama për president të përbashkët me Kosovën, kreu i Grupit të LSI Petrit Vasili ka kritikuar ashpër edhe ambasadoren e BE.

Teksa e cilëson deklaratën e kryeministrit Edi Rama një idiotësi të Ramës për të hequr vëmendjen nga plagët e thella të shoqërisë shqiptare, ai akuzon Vlahutin se po hesht sërish.

REAGIMI I VASILIT:

Shqipëria digjet kryeministri krihet.

Shqipëria është mbërthyer në darën e papunesise, varferise dhe pasigurise publike te rende ku cdo dite ndodhin vrasje e grabitje.

Kryeministri keput njeren idiotesi pas tjetres, qe publiku te heqe vemendjen nga plaget e thella te shoqerise shqiptare.

BE ne Bruksel reagoi per idiotesine e kryeministrit per “presidentin kooperativist te shume shteteve”, ndonese ne fakt eshte kohe e humbur te merresh me të.

Çudia e madhe kjo BE ne Tirane. Ndersa flet edhe ne mes te nates per pune qe nuk i perkasin fare hesht e ben piknik kur duhet te flase.

Shyqyr qe eshte Brukseli te pakten….se keta te BE ne Tirane jane me te rendesishem dhe nuk kane kohe….

Facebook Comments

MineralHygienics.com