April 25, 2024

Bushati, ja çfarë do ndodh pas takimeve të Presidenti Meta …

Marrëveshjet me Greqinë kanë qenë gjithmonë një temë e nxehtë bisedash për politikën dhe opinionin publik.

Deklarata  e fundit të kryeministrit grek dhe ministrit të Jashtëm të Athinës, se marrëveshja e detit me Shqipërinë është arritur i kanë ndezur këto biseda.

Pikërisht pas dy takimesh, negociata mes Shqipërisë e Greqisë, dhe pas deklaratave greke se kanë marrë 22.1 kilometra det, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka kërkuar nga presidenti Ilir Meta, plotfuqinë për të diskutuar marrëveshjet.

Pas letrës së marrë, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta vendosi të konsultohej me paraardhësit e tij, duke bëra takime konsultative me ish-presidentët.

Por çfarë pritet tani pas konsultimeve që Presidenti Ilir Meta bëri me ish-presidentët? Burime thanë për SYRI.net që Presidenti Meta nuk do të refuzojë kërkesën e bërë nga ministri Ditmir Bushati për plotfuqinë.

Por Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, duke u nisur nga ndjeshmëria e çështjeve, ka vendosur që të kërkojë informacione shtesë dhe plotësim të dhënash të sakta nga ana e Ministrisë së Jashtme.

Burimet thanë se presidenti nuk do të vendosë kushte për qeverinë në lidhje me marrëveshjet, por do të kërkojë qartësimin e çështjeve. ‘Kjo është ajo që pritet të ndodhë’, – qartësuan për SYRI.net – burime nga grupi i negociatave me Greqinë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com