November 24, 2024

Ami flet për herë të parë per shtatzanine

Ata janë prindër të një djali, Joelit, dhe së shpejti pritet të bëhen edhe me një vajzë.

Ami është treguar e kujdesshme duke u rezervuar në publikimin e fotove me barkun e rrumbullakosur.

Së fundmi në një intervistë për ”Jo vetëm modë” prezantuesja tregoi për herë të parë se shtatzënia ka shkuar shumë mirë dhe ajo po i shijon momentet e fundit përpara lindjes.

”Ky 14 shkurt kaloi në punë, sepse kur ka festa ne jemi në punë. Ne Shën Valenitin nuk e konsiderojmë si ditën tonë, kur duam dhe kur kemi mundësi dalim dhe festojmë. Shtatzënia më ka shkuar shumë mirë, kur u nis në fillim e shihja si rrugëtim të gjatë dhe tani që po i vjen fundi them sa shpejt kaloi dhe dua t’i shijoj edhe këto momente të fundit.

Luhatje humori dhe neps nuk kam patur. Nepsi besoj ka qenë në kohën e prindërve tanë kur mungonin shumë gjëra. Lidhur me emrin e vajzës nuk kemi vendosur ende, kemi disa emra të preferuar por nuk dua t’i them sepse duket sikur e shpall pastaj. Djalit ia kemi vendosur më herët, ndërsa me vajzën akoma s’na e ka bërë klik emri i duhur”, tha Ami.

Facebook Comments

MineralHygienics.com