April 24, 2024

“Populli ynë është i zhytur në varfëri”, deputetja e PD mes artit, luksit e orendive të shtrenjta

Deputetja e Partisë Demokratike, e zgjedhur e dyta në Tiranë pas kryedemokratit Lulzim Basha, Oriola Pampuri, ka shkuar në Rumani.

Pampuri e ka gjetur veten brenda Parlamentit Rumun, aty ku siç shkruan ajo shkëlqen luksi, mermeri, ari e orenditë e shtrenjta.

Por kjo gjendje nga ana tjetër i kujton deputetes së re, mjerimin e Shqipërisë. Ndërsa ndan fotot, Papmpuri shkruan në formë reflektimi:

“Dita e fundit, e punimeve të PAM. Parlamenti i Rumanisë, i dyti në Botë për nga madhështia pas Pentagonit. Ndërtesa e ndërtuar nga ish diktatori Caushesku. Diktatorët nuk ndryshojnë nga njëri tjetri, ky pallat luksoz me mermer, ar e orendi të shtrenjta ndërkohë që populli ishte i zhytur në varfëri. Luks për diktatorët, e varfëri per popullin. Vetëm kështu mund të jetojnë të qetë. Sa më i varfër populli, aq më i pamundur të ngrejë kokë”.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com