Përveç takimeve me ish-krerët e shteti, Ilir Meta ka vendosur të takohet edhe me ish-ministrat e jashtëm lidhur me marrëveshjen per detin, duke përfshirë edhe opozitën.
Meta sot ka pritur në një takim konsultativ ish-ministrin e Jashtëm Tritan Shehu në lidhje me marrëveshjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Në dy ditë e fundit, kreu i shtetit shqiptar është takuar me paraardhësit tij Bujar Nishani, Bamir Topi, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Sali Berisha.
Takimet konsultative zhvillohen pas kërksesës së Ministrisë së Jashtme për të marrë plotfuqishmërinë e Presidentit për të nisur negociatat zyrtarisht për një marrëveshje që pritet të nënshkruhet në muajin prill, atëherë kur Rama dhe Tsipras do të takohen dhe që palët duken shumë afër dakordësisë.