April 18, 2024

Ja manovra që pritët të bëjë Skënderbeu për t’i shpëtuar dënimit të UEFA-s

Klubi korçar momentalisht e ka të vështirë të bëjë ndonjë lëvizje zyrtare. Kjo për faktin e thjeshtë se nuk ka ende nuk një vendim të prerë pas kërkesës së oficerëve të Etikës për dënimin me 10 vite dhe 1 milionë euro gjobë.

Për aq kohë sa nuk ka një vendim të formës së prerë, klubi i Skënderbeut nuk mund të bëjë asnjë manovër konkrete.

Natyrisht, janë duke u marrë masat që në rast të ndonjë dënimi (qoftë edhe shumë më të butë sesa pretendimi i Etikës), klubi të mund ta apelojë çështjen, por për momentin thjesht do të presë dhe do të luftojë që të mundë me çdo kush në KAS FSHF-në… Po, po, pikërisht Federatën Shqiptare të Futbollit, shkruan panorama.

Dikush, me të drejtë, mund të thotë se ç’lidhje ka kjo me pretendimet e Komisionit të Etikës, por në fakt klubi i Skënderbeut shpreson shumë që ta fitojë gjyqin me FSHF-në për çështjen e titullit kampion në vitin 2015- 2016.

Nëse ndodh kështu, pra, Skënderbeu rimerr zyrtarisht atë titull të hequr nga federata, do të mund ta përdorë si një “kalë beteje” në Apelin e FIFA-s nëse merr një tjetër dënim nga UEFA.

Argumenti do të jetë pak a shumë ky: “U dënuam nga UEFA dhe FSHF-ja duke mos marrë pjesë në Europë dhe duke na u hequr titulli kampion, por në fund KAS-i na dha të drejtë ne”. Kjo pritet të jetë një nga manovrat e klubit korçar.

 

 

Image

Shkruan Syri.

Facebook Comments

MineralHygienics.com

Shop at Amazon