Këngëtari i madh i skenës shqiptare Sabri Fejzullahu ka festuar mbrëmë 50- vjetorin e karrierës së tij muzikore, me një koncert të organizuar me këtë rast, ku të ftuar kanë qenë shumë nga figurat e njohura të muzikës dhe skenës.
Por urimin më special artisti e mori nga i biri gjithashtu këngëtar, Ermal Fejzullahu. “Urime 50-vjetorin krenaria e vendit tonë…e festofshim 50 vjetorin e karrierës teme bashkë”, ka shkruar Ermali krahas fotos me të atin.
Ndërkohë që ne fjalimin që ai ka mbajtur mbrëmë ka thënë se i ati është shembulli që fëmijët e tij duhet të ndjekin.