April 25, 2024

Basha: Kosova në bashkërendim me aleatët tanë euroatlantik

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e demarkacionit që nënshkroi ditën e sotme Kosova me Malin e Zi.

Sipas Bashës, kjo tregon se Kosova është në bashkërendim me aleatët tanë euroatlantik.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

Përshëndes arritjen e marrëveshjes mes presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi. Në këtë përvjetor të dhjetë të pavarësisë ky është një lajm i mirë për Kosovën.

Marrëveshja është një akt i qartë i bashkërendimit të Kosovës me aleatët tanë euroatlantikë. Shpreh bindjen se votimi i saj në parlamentin e Kosovës meriton vlerësimin e duhur nga institucionet europiane dhe se do të shpejtojë hapat e Kosovës drejt integrimit europian.

Image

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com