Jennifer Aniston dhe Justin Theroux janë ndarë pas dy vjet e gjysmë martesë.
Vendimi për ndarje ishte i përbashkët dhe këtë vendim e morën në fund të vitit të kaluar, ka njoftuar tani ish-çifti.
Aktorja 49-vjeçare u fejua me 46-vjeçarin në vitin 2012, ndërsa u martuan në një ceremoni befasuese në vitin 2015.
Çifti ka thënë se kanë mundur të ndahen privatisht, por dëshironin që të shmangnin spekulimet dhe u përshtatej që të vërtetën ta thoshin direkt.