November 24, 2024

Veliaj si velinat, ndërrohet dy herë në ditë për të dalë në lajme

Kush ka ndjekur lajmet e ditës së sotme, e ka parë Erion Veliaj të shfaqet dy herë: të parën së bashku me ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknuri për të folur për reformën e ujit, dhe në të dytën përkrah ministrit të financave Ahmetaj dhe ambasadorit Italian, duke bërë bamirësin që fut familjet rome në shtëpi të reja. Por, duke ndjekur lajmet e drekës në TV Klan dhe Top Channel vije re një gjë. Të dyja kronikat dukeshin qe ishin xhiruar gjatë paradites, të dyja ishin të parapërgatitura dhe pjesë e propagandës së bashkisë, por në to, kryetari shfaqej me dy veshje të ndryshme. Në krah të Gjiknurit në zyrën e bashkisë Lali Eri ishte veshur me një triko të re të kuqe. Në të dytën tek romët, ai mbante një bluzë tutash më diskrete, në ngjyrë gri.

Po si është e mundur mund të pyesë ndokush? Si  një njeri që rrëfehet në televizione është aq i zënësa ta fillojë punën në ora 6 30 të mëngjesit dhe ta mbyllë atë pas orës 23 00 të mbrëmjes, ka kohë të ndërrohet për të dalë në lajme njësoj si velinat  e spektakleve?

E vetmja përgjigje që mund ta zgjidhë këtë dilemë është praktika e vjetër e “Lali Erit” për të cuar në ekrane kronikat e përgatitura që ditë më parë dhe të transmetuara si te reja (ashtu sic bëri me dasmën e vet kur transmetoi një kronikë sikur të nesërmen po punonte) në TV që janë të gatshme t’i bëjnë cdo lloj servisi.Shkruan Lapsi.al

Facebook Comments

MineralHygienics.com