November 24, 2024

Si perfundoi takimi me Kumbaron në zyrën e saj? Shpërthen debati i ashpër mes aktorëve

Një përfaqësi e artistëve të skenës teatrore sapo ka mbyllur takimin në zyrën e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, ndërkohë që shumica e artistëve ndodhen në sallën e Teatrit Kombëtar, atje ku përfaqësuesja e qeverisë duhej të shkonte dhe të ballafaqohej me kërkesat dhe pretendimet e artistëve dhe aktorëve.

Bujar Asqeriu, i pranishëm në takimin me Kumbaron, duke iu drejtuar ministres së Kulturës i tha se ajo duhej të shkonte të takonte artistët në sallën e Teatrit Kombëtar.

“E kishim lënë që ju do të vinit të ballafaqoheshit, të diskutonit me ne në sallën e Teatrit Kombëtar dhe jo që ne do të vinim në zyrën tuaj. Duehtë të respektosh tetarin, të hidhni para në teatër dhe jo të largoni nga teatri. Kini repskt për aktorët e mëdhenj”, i tha  Asqeriu ministres Kumbaro.

Ndërkohë, Artan Imami tha se duhen ndërmarrë sa më shpejt hapa në lidhje me Teatrin Kombëtar, duke shtuar se debati shpeshherë ka qenë frytdhënës. “Bashkohem me protestën dhe më duket e padrejtë që ne të shkojmë te Turbina, ndërsa TOB të vijë në godinën e Teatrit Kombëtar”, tha Imami. Në vijim ai shtoi se i vinte turp kur takonte aktorë të huaj, pasi gjendja ku ndodhet Teatri Kombëtar është skandaloze.

Ndërkohë në rrjetet sociale ka nisur një debat mes aktorëve që nuk lidhet më thjesht me tetarin por edhe me garën për të marrë postin e drejtorit të tij.

Më poshtë janë debatet e ashpra deri fyese mes djalit të Gëzim Kames dhe Ema Andreas, që të dy këta të fundit kandidatë për drejtorë.

Image

Image

Facebook Comments

MineralHygienics.com