November 23, 2024

Rama: ‘reforma e ujit’ nis me shoqërime masive në Polici

aksioni për “reformën e ujit” ka nisur dhe po vazhdon edhe me masa repressive duke future në lojë edhe policinë e shtetit.

Nga njoftimet që vijnë nga Ujësjellës Tiranë, ka vijuar edhe 24 orët e fundit aksioni për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm, si pjesë e reformës kombëtare të ujit.

Si rezultat i aksionit të 15 grupeve të Task-Forcë në terren për verifikimin dhe ndërprerjen e të gjitha rasteve të lidhjeve të paligjshme si dhe për nënshkrimin e aktmarrëveshjes me Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës për detyrimet e prapambetura, janë verifikuar deri më tani 900 subjekte private.

Po sipas UKT-së, nga konstatimet e kryera, 15 nga rastet janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë.

Ndërkohë, UKT u bën apel të gjithë konsumatorëve familjarë që të përfitojnë nga afati i fundit deri më 28 shkurt për të lidhur kontratat e rregullta si dhe për të nënshkruar akt-marrëveshjen për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura përmes skemave të pagesës ne këste.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com