Akuzave të ish kryeministrit Sali Berisha në lidhje me shkatërrimin e arsimit të lartë nga ana e qeverisë me ligjin e ri që ka hyrë në fuqi, kryeministri Rama iu përgjigj me batuta por dhe fakte që sipas tij deputetët demokratë që janë njëherësh edhe pedagogë i dinë mjaft mirë.
Por replikën e tij e tij Rama e nisi me batuta për ‘këpucët e bardha me të cilat ka shkuar në seancë plenare, për të cilatBerisha kërkoi që të largohej nga seanca.
Disa gjëra që janë të rëndësishme për debatin jo me Saliun e mendoj se çfarë do të ishte kjo PD këtu në sallë po të mos ishte Saliu. Je ajo shprehja Jemi gjallë, gjallë gjallë…”. kurse këtu e rëndësishme është ajo që the se ne kemi hapur luftë me arsimin e vendit.
Tani a është luftë reforma me arsimin e lartë? A ishte luftë reforma e arsimit me Vitrinën, Kristalin, Ufon, Çufon e Bubin kaçurrel. Përsa i përket tarifave të çohet profesoresha që e keni deputetë e të thotë këtu janë rritur apo tarifat e universiteteve.
Tarifat i vendos çdo universitet vetë. Përsa i përketë rektorit Sali, rektori nuk e ka problemin me jua as me qeverinë, por me dekanët e universitetit”, tha Rama.
Batutat
Berisha: Nxhirreni jashtë këtë se ka ardhur prapë me këpucë të bardha. Nxirreni jashtë…
Rama: O Sali ju hoqët këpucët këtu e nuk ju nxorri njeri jashtë dhe nuk të vë faj se është thirrja e të parëve kur i njihje njerëzit me flokët e gjata dhe barceta ishe në krye të luftës me pantallona kauboj…tani merresh me këpucët. Nuk ka asnjë probleme. Një problem ka na ule nivelin e bisedës që e ngriti profesori, na u fute në mes kot. E fillon me elitën e kombit shkon të gardistët e kthehesh te zhargavinat e kthehesh ai që je.