November 25, 2024

Moisiu flet pas takimit me Metën: Marrëveshja të bëhet publike!

Pas takimit të sotëm me Ilir Metën në kuadër të konsultave për plotfuqishmërinë e këkruar nga qeveria për të nisur zyrtarisht negociatat me Greqine,  ish-presidenti Alfred Moisiu u shpreh për Report TV se e vlerëson këtë takim si konsultativ. Moisiu tha se takimet nuk janë asnjëherë një gjë e keqe dhe se konsultimi për raste të tilla është një traditë e vjetër shqipetare.

Moisiu bëri të ditur se i kishte sugjeruar Metës që çështje të tilla, si marrëveshjet me Greqinë të bëhet publike, pais sipas tij një gjë e tillë është në interes të vendit.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com