Një automjet i Nënstacionit të Fushë Arrëzit munD të ishte rrëzuar për pak sot në një greminë rreth 400 metra gjatë kthimit për në Pukë nga Fierza.
Ngjarja ka ndodhur në Arst Miliska, një nga pjesët më të vështira të rrugës malore Fush Arrëz-Fierzë.
Mjeti fuoristrada me të cilin lëviznin drejt Fushe Arrëzit specialistët e hidrocentralit ka rrëshqitur në trasen e rrugës si pasojë e borës dhe akullit, raporton balkanWeb. Në makinë ka pasur dy persona.
Gazetari Armir Mehaj raporton për ‘Balkanweb’ se specialistët kishin qenë në Nenstacionin e Gropave dhe po ktheheshin drejt nënstacionit të Fushë Arrëzit, ku po inspektohej për defekte linja 35 kilovolt, Fierz- Fushe Arrëz.