November 24, 2024
Kryeministri Edi Rama, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar heqja e imunitetit te dy deputeteve, Tom Doshi dhe Mark Frroku. Ky vendim i hap rrugen kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme per dhenien e autorizimit per arrestimin e dy deputeteve, te akuzuar "per deshmi te rreme". /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

“Keni parë ndonjë vend normal ku artistët ngrihen për muret? Teatri ekzistues do shembet!”

Kryeminsitri Edi rama ka folur sot në parlament lidhur me problemin e ngritur nga artistët për teatrin Kombëtar. Kryeminsitri ka ironizuar artistët që sipas tij ngrihen për muret. Beteja e tyre sipas ramës ëhstë komplet pa përmbajtje.

“Ju merrni përsipër tani të thoni që po fyen elitën e kombit, po fyen artistët dhe aktorët. Po për çfarë po fyen, përse? Ju jeni të gatshëm të kapeni as çdo fije bari si i mbyturi, dhe kujtojtoni se është leva e arkimedit tu kthejë aty ku doni. Nga se vuajnë aktorët, mos duhet tua shpërndajë qeveria rolet? Mos duhet të ringremë kinostudion Shqiopëria e re? Keni parë ndonjëherë në një vend normal që aktorët të ngrihen sa herë flitet për mure e kartonxhes? Keni parë? Beteja është komplet pa përmbajtje”, deklaroi Rama.

Ai theksoi gjatë fjalës së tij se do të ndërtohet një teatër i ri kombëtar.

“Ne teatrin Kombëtar do ta ndërtojmë. Ne nuk kemi bërë aq sa ka nevojë ky vend, nuk mund t’i bëjmë në një kohë kaq të shkurtër, por ama, kemi ndërtuar për herë të parë nga viti 1991, teatro muzeume, stadiume dhe do vijojmë të dnërtojmë të tjera. Do bëjmë Teatër tjetër Kombëtar, dhe aty do ndërtohet hapësirë evropiane për shfaqje”, deklaroi Rama.

Facebook Comments

MineralHygienics.com