November 24, 2024

Ish-kryeprokurorit Llalla i ndalohet hyrja në SHBA, reagon ambasada amerikane

Pas vendimit të Departamentit të Shtetit, i cili ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla, vjen reagimi nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Kjo e fundit ka publikuar në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’ njoftimin e DASH.

“Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar e të paaftë, është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet”, – tha ambasadori Lu. Kryediplomati amerikan në vendin tonë hoqi dyshimet nëse pas tërheqjes nga sistemi do t’i nënshtrohet ose jo procesit të vetting-ut.

“Tërheqja nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetting-u, duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale”, – theksoi ambasadori.

Facebook Comments

MineralHygienics.com