Arjon Muça është një nga meshkujt më simpatikë të ekranit shqiptar. Për shkak të kësaj ai ka qenë shpesh herë i lakuar në media për lidhjet e tij të dashurisë. Megjithatë së fundmi nuk ka pasur diçka konkrete në jetën e tij sentimentale. Madje i ftuar përpara pak muajsh në një emision dhe i pyetur nëse ka të reja për ndonjë marrëdhënie Arjoni ka thënë se: “Të reja ka gjithmonë, por është e re e vjetër. Është e ‘moshuar’”.