Reshjet e dendura të dëborës kanë ‘pushtuar’ gjatë natës së kaluar dhe gjatë paradites së sotme Korçën dhe Llogaranë.
Burime bëjnë me dije se Llogaraja është e kalueshme, por lëvizja e mjeteve këshillohet të bëhet me zinxhirë.
Gjithashtu, në Dardhë dëbora arrin në 30 cm, në Voskopojë 10 cm dhe në aksin Qafë Thanë-Qafë Pllocë-Kapshticë deri në 7 cm.
Edhe në zonën e Korçës akset rrugore janë të hapura, përveç Korçë-Dardhë dhe Qafa e Qarritë, të cilat kalohen me zinxhirë.