November 24, 2024

Arta Marku prokuroreve: Hetime pa cilësi, jeni të paorganizuar dhe s’keni vizion

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka kritikuar ashpër prokurorët e Tiranës.
Gjatë analizës së punës në Prokurorinë e Tiranës, Marku vuri theksin te kritikat ndaj punës së kryer vitet e fundit. Sipas saj, hetimet janë pa cilësi dhe sporadike.
“Në dimensionin cilësor rezultojnë dukshëm, hetime pa cilesi, sporadike të pa organizuara dhe me mungesë vizioni për t’u fokusuara në prioritetetet që ka patur dhe ka prokuroria në luftën kundër krimit”, u shpreh Marku.
Po ashtu, Marku dha edhe disa porosi për prokurorët, kryesisht në vijimin e mëtejshëm të hetimeve për grupet kriminale, kapjen e autorëve dhe sekuestrimin e aseteve.
Porositë
Prokurorët me kurajo dhe guxim duhet të fokusohen tek hetimi i cështjeve me karakter sensitiv dhe impakt në publik, si korrupsioni në të gjitha fushat dhe nivelet e cfardo lloji, abuzimi me pushtetin nga nëpunësit publik, lufta kundër drogës dhe grupeve kriminale që organizojnë dhe financojnë kultivimin, shpërndarjen e drogave në qytetin e Tiranës.
Identifikim dhe hetim të personave me rekorde kriminale, me pasuri e stil jetese që nuk reflektojnë të ardhurat e tyre të ligjshme, me qëllim krijimin e kushteve për të regjistruar cështje penale për “Pastrim te produkteve kriminale” dhe ndëshkimin e subjekteve aktive por dhe sekuestrim dhe konsfikim të asteve të vëna me burime kriminale.
Rritje të bashkëpunimit me shërbimet e policisë gjyqësore për të analizuar cështjet e vjetra të pezulluara, kjo me qëllim rifillimin e tyre dhe ndëshkimin e autorëve, si një fillim i mirë për të rritur besimin e publikut tek agjencitë e zbatimit të ligjit dhe organët e drejtësisë.
Nxitjen e prokurorëve për të filluar hetime kryesisht, duke shfrytëzuar cdo informacion që mund të merret, nëpërmjet mediave apo burimeve të ndryshme informative.
Pavarësia e prokurorit ashtu siç dhe jam shprehur edhe në takime të tjera me prokurorët është një prerogativë kushtetuse dhe ligjore që duhet te ushtruar me përgjegjësinë me të madhe nga çdo prokuror i çdo niveli qoftë. Është një prerogativ që ju shumfishon obligimin për t’u thelluar në ushtrimin e përgjegjësive Tuaja në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com