Kryeministri Edi Rama i ka dhënë fund edhe debatit të madh për cështjen e kullës, për të cilën janë ngritur aktorët.
“Ne Teatrin Kombëtar, Sali do e ndërtojmë, ti nuk do shkosh, se ti je vetë regjisor, vetë aktor e spektator, ke teatrin tënd dixhital. Nuk do jetë as nën kullë e as mbi kullë se po kërkojmë mundësi të re, por ju garantoj se do të jetë më moderni në rajon”- tha Rama.